Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur banorët në rrugën “Donald Trump” në orët e para të ditës së sotme në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25. Eksplozivi, sipas policisë është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga Oltjon Muçaj 24 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Është marrë në pyetje i riu që kishte lokalin me qira për konflikte të mundshme që ka pasur.
Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar tek gjurmët e autorit.