Ilir Beqja ka dhënë dorëheqjen nga posti si drejtues i Agjencisë Shtetërore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në varësi të kryeministrit. E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe në postin tjetër si pjesë e grupit negociator për negociatat me Bashkimin Europian.
Kjo pasi Gjykata Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-ministrin. Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me koncesionin për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.
E shpëtuan nga burgu, SPAK: Dy masa kundër Ilir Beqjat për “Sterilizimin”
Në bazë të masës së sigurisë të vendosur, Beqajt do t’i duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Në njoftimin e GJKKO shkruhet se hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
“I dashur Fra!…Hidhi një sy dhe na çoni haber…”/ Provat që fundosën Ilir Beqjan