Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit 2024 në Gjermani. Ishte Cikalleshi ai që shënoi në portën kundërshtare në minutën e 25’ me një penallti. Deri në minutën e 88’ të ndeshjes Shqipëria ishte në avantazh, por pas një harkimi në zonë, Baboglo shënoi golin e barazimit 1-1. Ndeshja u mbyll në barazim dhe ne morëm pikën e artë për t’i lënë më pas vendin festës që nisi në Moldavi dhe vazhdoi në Tiranë.
Pas orës 01:00 të ditës së shtunë, Kombëtarja shqiptare u kthye në shtëpi. Një grup tifozësh dolën dhe i pritën në aeroport. Menjëherë pas zbarkimit në aeroport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, shprehu dëshirën që Shqipëria të jetë në një grup me Gjermaninë dhe të çelë Evropianin.
“Djemtë kanë bërë edicion fantastik dhe bindës, nuk e kanë diskutuar vendin e parë. Shkojmë për herë të dytë në Evropian, uroj që të bëjmë më mirë se herën e parë dhe i kemi cilësitë për të bërë më mirë. Do uroja që të hapnim Evropianin kundër Gjermanisë, do të ishte historike për ne”, tha Duka.