Shqipëria e kreu detyrën e saj dhe kualifikohet për herë të dytë në histori në një Europian.
Një pikë, aq mjaftonte për të shijuar Gjermaninë. Do të jemi në Euro 2024 me një skuadër që luan bukur dhe shënon. Ndeshja e së hënës përballë Ishujve Faroe në “Air Albania” do të jetë vetëm festë.
Për kualifikimin UEFA do shpërblejë FSHF-në. Suksesi do t’i sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro, shifër kjo që do jetë e njëjtë për 24 ekipet pjesëmarrëse në këtë event.
Veç kësaj shume, UEFA akordon edhe bonese prej 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim në fazën finale.
Toke këtu! Sylvinho u hidhet në qafë tifozëve (VIDEO VIRALE)