Kualifikueset e Europianit mbrëmjen e djeshme kanë dhuruar gola pa fund dhe spektakël. Në krye padyshim qëndron Franca. Jo për kundërshtarin që kishte përballë, por numrin e golave. “Gjelat” i shënuan plot 14 herë Gjibraltarit.
Mbape, Giroud, Coman, Fofana, Emery, Class, Rabiot dhe Dembele ishin autorët e golave. Franca e ka prerë biletën për në Gjermani, ndërsa Holanda është shumë pranë dhe thuajse nuk do të ketë probleme.
Pas Turqisë, një hap larg është edhe Kroacia e Luka Modric falë ndalesës së Uellsit me Armeninë. Ëndrra e Kosovës u pre në mes në Zvicër, ku “helvetët” kaluan grupin me Rumaninë.