Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e 10-të zgjedhor ku ai siguroi drejtimin e partisë më të vjetër edhe për katër vite.
333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tej partinë, pra nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, në këto zgjedhje të brendshme.