-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr flakë makina në Mamurras

Kryesoret

Një makinë është djegur mesditën e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë rrethrrotullimit Fushë Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur teksa automjeti ku po udhëtonin babë dhe bir, ishte ne lëvizje dhe pranë rrethrotullimit, makina ka filluar të marrë flakë. Menjëherë dy personat kanë dalë dhe janë larguar, fatmirësisht pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit, ndërsa automjeti është përfshirë i gjithi nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit