Nesër në mbrëmje kombëtarja do të presë në “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren në sfidën e fundit të këtyre eliminatoreve.
I pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqipatrem njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në europian, Sylvinho tha se ndihet shqiptar në shpirt.
“Nuk i trembemi kundërshtarëve në europian”, Sylvinho: Ja pse e duam vendin e parë në grup
De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?
“Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur,” u përgjigj Sylvinho.
Nuk zgjodhi Brojën? Sylvinho: E respektoj, por ka nevojë të rikuperohet