-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi i vajit të ullirit në Spanjë, supermarketet vendosin pajisje kundër vjedhjes 

Kryesoret

Prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, Spanja, mësohet se nëpër supermarkete ka vendosur pajisje kundër vjedhjes se shisheve të vaji, ndërsa çmimi është rritur. Një litër vaj ulliri ekstra i virgjër kushton deri në 14.5 euro në disa supermarket.

Në Spanjë vjedhja e sendeve me vlerë më të vogël se 400 euro nuk dënohet, përveç rastit kur personi që e ka kryer atë është përsëritur.

“Ne po shohim një rritje të vjedhjeve,” tha Ruben Navarro, president dhe CEO i zinxhirit të supermarketeve Tu Super, i cili ka 30 dyqane në rajonin e Andaluzisë.

Çmimi i vajit të ullirit, tashmë zyrtarisht 8 euro për litër, është rritur me 150% në dy vitet e fundit në Spanjë pasi thatësira në jug ka ndikuar ndjeshëm në korrje. Bandat e krimit të organizuar vjedhin vaj ulliri për ta shitur, shpjegoi Navarro.

Që nga shtatori, Tu Super i ka lidhur me zinxhir shishet me pesë litra dhe i ka mbyllur në rafte për të parandaluar vjedhjen, raportojnë mediat e huaja.

“Është një masë absurde, ekstreme, por ka funksionuar”, tha Navarro.

Policia në Spanjë ka paralajmëruar edhe për vjedhje nga fabrikat e ullirit dhe në tetor arrestoi dy persona në kuadër të një hetimi për vjedhjen e 56 tonë vaj ulliri ekstra të virgjër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit