Foto ilustruese
Efektivja e policisë kufitare Jonida Babameta është mes personave që janë arrestuar mbrëmjen e sotme në kuadër të operacionit që çoi pas hekurave ish-zv/ drejtorin e policisë, Erzen Breçani, shefin e krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, por edhe efektivë të tjerë.
Ende nuk dihet se për çfarë akuzohet efektivja e policisë kufitare. Babameta ka filluar punë në 2017, më pas ka kaluar në drejtorinë e INTERPOL-it për disa vite më pas u emërua tek drejtoria e riskut në policinë kufitare.
Nga Tahiri te “Babale” dhe biznesi! Kush është Erzen Breçani që SPAK-u i vuri hekurat?