Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur pa gola pjesën e parë përballë Ishujve Faroe në sfidën që po luhet në Tiranë. Tentativat dhe rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë, por porta mbeti e paprekur. Në fund ishte Mirlind Daku që kishte një rast të artë, por gaboi përballë portierit mik, që devijoi topin. Shqipërisë i duhet vetëm një pikë për të mbajtur vendin e parë në grup, pasi kualifikimi u sigurua që në ndeshjen e parë në Moldavi. Stadium është plot. Flamuri gjigand i emocionoi të gjithë në fillim. Në pjesën e dytë të gjithë presin golat.
Drithëruese! Flamuri kuqezi mbulon stadiumin, nis festa dhe ndeshja