-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia bllokoi negociatat për shkak të Belerit, Rama: Atë punë e di drejtësia

Kryesoret

Greqia ka vendosur veton duke bllokuar hapjen e kapitujve të negociatave për Shqipërinë për shkak të çështjes së Fredi Belerit që ndodhet në burg për blerje votash. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France24” shprehet se bllokimi nuk do të qëndrojë gjatë pasi nuk ka arsye duke ia kaluar “topin” drejtësisë.

Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit