Sonte në stadiumin “Air Albania” luhet takimi i fundit, ndaj Ishujve Faroe, në orën 20:45.
Në këtë sfidë, do të jenë të pranishëm edhe djemtë e heroit, Afrim Bunjaku, polici i Kosovës i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut”, shkruan Gëzim Bajrami nga Tifozat Kuq e Zi!