-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisionet e opozitës/ Çuçi i “sulet” Dumanit: Bëj punën tende, jo gjyqtarin!

Kryesoret

Në këtë legjislaturë mazhoranca ka refuzuar të ngrejë 8 komisione hetimore të opozitës duke sjellë bllokimin e jetës parlamentare. PS pretendon se ka shkelje te objekti, por vetë SPAK-u “i hoqi merakun” Partisë Socialiste, që pretendon se hetimi i parlamentit mund ta dëmtojë hetimin e prokurorisë.

Altin Dumani tha pak ditë më parë se të dyja palët mund të bashkëpunojnë dhe se Prokuroria Speciale i ka ndjekur dhe i ndjek me vëmendje hetimet e parlamentit. Dumani tha se ligji parashikon që Prokuroria e Posaçme mund të bashkëpunojë me komisionet hetimore, parlamentare, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Por kjo nuk i pëlqeu kryetarit të grupit socialist, Bledi Çuçi që sot i kërkoi që të mos bënte anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, por punën e tij. “Dhe për sa i takon vlerësimit dhe opinionit që ka dhënë kreu i SPAK-ut, ai është opinion personal, drejtuesi i SPAK-ut të bëjë drejtuesin e SPAK-ut, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese e bëjnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese” tha Çuçi.

Sot PS buxhetin e votoi për 5 minuta. Çuçi tha se kështu do të vijohet edhe në vazhdim. “Tymuese, britma dhe karrige, nuk kishte asgjë të re sot. Lufta e brendshme ku ndodhet opozita, ka bërë që të kenë shkëputur fare vëmendjen nga problemet e qytetarëve.

Kështu do të vazhdojmë edhe nen për nen, do i diskutojmë në komisione dhe do i votojmë kështu, se nuk do ta lëmë vendin pa buxhet. Parlamenti nuk është në krizë, por PD. Ne do të mbrojmë interesat e shqiptarëve. Prandaj jemi zgjedhur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit