-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me dy avokatë, Ilir Beqja shkon në SPAK 30 minuta më herët

Kryesoret

30 minuta para orarit kur është caktuar seanca, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja u paraqit në SPAK për t’u njohur me dy masat e sigurisë që vendosi gjyqtari Erjon Bani, detyrim paraqitje dhe bllokimin e daljes jashtë vendit. Beqja ishte i shoqëruar nga dy avokatët.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Gjykata theksoi në vendim se personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor. Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit