Ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme së bashku me shefin e krimeve të komisariatit nr. 6 dhe disa efektivë policie.
Të paktën janë 11 urdhër arreste. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është Dedan Gjoni, shef krimesh i Komisariatit Nr. 6. Hetimet po kryhen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.
Armiku ishte brenda/ Kush është shefi i policisë që u arrestua në Tiranë?
Prokurori i SPAK që po ndjek çështjen është Vladimir Mara. Nën akuzë është vënë edhe djali i Erzen Breçanit për trafik droge dhe pastrim parash. Po kështu, urdhër-arresti është nxjerrë edhe për Ervin Matën, emër i njohur për publikun dhe autoritetet si i përfshirë në konfliktin në zonën e ish-Bllokut më 4 Tetor 2018 në një lokal, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.
Por kush është Erzen Breçani?
Erzen Breçani ka qenë ish-zv/ drejtues i policisë së Tiranës në qeverisjen e Sali Berishës. Ai ka qenë i lakuar në media edhe për dosjen “Babale” disa vite më parë, ku u dënua Ervin Salianji. Në dhjetor të vitit të kaluar ai ishte pranë Sali Berishës gjatë protestës në bulevard kur ish-kryeministrin e goditi një person me grusht në fytyrë.
Breçani e kapi duke e neutralizuar. Gjithashtu Breçani është i njohur për përplasjen me Saimir Tahirin gjatë një konflikti me disa banorë tek rruga “Margarita Tutulani” kur PD ishte në pushtet. Në momentin që Berisha doli në opozitë, Breçani hapi një biznes të sigurisë private.
Zbulohet për çfarë u arrestua Breçani dhe shefi i krimeve në Tiranë