-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis gjykimi i parë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Kryesoret

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi i parë në mungesë për krime lufte, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiç. Ai akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë.

Në seancën të cilën po e drejton kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, si mbrojtës i Aksiçit është paraqitur Zharko Gajiç.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i akuzuari, në periudhën kohore janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal, të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile.”

Prokurorja Habibe Salihu tha se kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit, por kjo nuk është arritur.

Sipas aktakuzës, Aksiç është i lindur në Shtime, por adresa e tij aktuale është në Serbi. Aktakuza ndaj Çedomir Aksiçit, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ishte ngritur më 4 maj të këtij viti.

Ky është rasti i parë i gjykimit në mungesë, me të cilin përballet gjykata në Prishtinë dhe lejohet me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit