Foto ilustruese
Arrestohen edhe 7 efektivë policie në Tiranë pas ish-zv/ drejtorit Erzen Breçani dhe shefit të krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni. Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka nxjerrë 11 urdhër arreste pas të dhënave të grumbulluara nga zbërthimet në rrjetin social Sky ECC.
Mes personave të implikuar, ka dhe punonjës policie. Pas shefit të krimeve të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i cili dyshohet për veprën penale sigurim i kushteve për kryerjen e një vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas Report Tv janë arrestuar edhe shtatë efektivë të tjerë.
I morën në qafë mesazhet sekrete/ Si ranë në “rrjetë” Breçani me shefin?
Urdhër arrest ka dhe për Ervin Matën, i njohur për ngjarjen e ndodhur në Bllok në 2018. Policia nuk mundi ta arrestojë dhe e ka shpallur në kërkim. Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që pati në vitin 2018 në një lokal në zonën e ish-Bllokut me Ervis Martinajn.