-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po na vrisni fëmijët”, protestë sot në Elbasan

Kryesoret

Elbasani është një nga qytetet më të ndotura në Shqipëri. Zjarr i rënë para 2 javësh në ish-kombinatin metalurgjik ka risjellë një ndotje të frikshme. Nisur nga kjo ngjarje disa pjesëtarë të shoqërisë civile, intelektualë dhe qytetarë të shqetësuar protestuan sot para bashkisë.

Edhe pse kauza ishte me rëndësi numri pjesëmarrësve ishte i ulët. Protestuesit kërkuan nga institucionet marrjen e masave për këtë shqetësim. Pasojat e ndotjes i vuajnë qytetarët dhe mbi të gjitha  fëmijët.

Në kuadër të ditës botërore të fëmijëve qytetarët kërkuan që jeta e tyre në qytetin e Elbasanit të jetë më e shëndetshme.

Në përfundim protestuesit nënshkruan një peticion i cili do të qarkullojë në qytet dhe në fund do i dorëzohet pushtetit lokal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit