-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi ankohet te SHBA-BE për Ramën

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi pas kaosit, tymit dhe zjarrit sot në seancë i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla duke i kërkuar llogari për vendosjes e Gardës mbi kokat e deputetëve të opozitës.

Letra u është drejtuar të gjitha ambasadave të BE-së në Tiranë, por edhe asaj të SHBA-së.

Mazhoranca po tenton të krijojë një Parlament një partiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare” shkruan Bardhi.

Bardhi më tej shkruan se “intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili.

Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standardet e vendeve të BE-së dhe jo me standardet e diktatorit të Koresë së Veriut!

Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut”.

Seanca e sotme zyrtarisht zgjati vetëm 5 minuta. Shumica votoi projektbuxhetin dhe u mbylli seancën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit