Djemtë e heroit Afrim Bunjaku do jenë bashkë me Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe. Njëri nga tifozat kuqezi ka postuar foton në rrjetet sociale ku shkruan se po vijnë në Tiranë bashkë me djemtë e heroit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë nga forcat serbe që u futën në Banjskë në 24 shtator.
“U nisëm sot për festën e madhe të kombëtares tonë. Speciale është festa sonte, por dhe udhëtimi ynë është mbase më i veçanti për ne si TKZ. Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut.
Sonte nga të gjitha trojet po bashkohemi në Tiranë. Idealet e heroit Afrim Bunjaku e shumë heronjëve të tjerë që nuk janë më në mesin tonë fizikisht, na bëjnë bashkë. Përherë krenarë për ta. Përjetësisht me Shqipërinë tonë” shkruan ai.