-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg në Sarajevë: Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën në Sarajevë se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe me ndikimi rus në rajon.

Kjo ishte vizita e parë e shefit të NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë, pas të cilës ai do të mbërrijë në Kosovë pasditen e sotme.

“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik,” tha Stoltenberg në Sarajevë.

Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.

Stoltenberg bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, mëngjesin e së hënës.

Krishto tha se Bosnjë e Hercegovina është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit (MAP), i cili, sipas saj, tregon se ka vendim politik nga NATO-ja se ajo mund të bëhet anëtare e aleancës.

“Ne duhet ta arrijmë një konsensus politik dhe përmes dialogut të vijnë deri te pozicionet të cilat janë shumë të rëndësishme për Bosnjë e Hercegovinën kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me NATO-n,” tha Krishto.

Përfaqësuesi i lartë i Bosnjë e Hercegovinës, Christian Schmidt, tha pas takimit me Stoltenbergun se është e nevojshme ndërtimi i besimit në sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe se kjo është, në mesin e shumë gjërave, përgjegjësi e politikanëve vendorë.

“Po punojmë rreth kësaj dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe NATO-s,” tha Schmidt./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit