Në orën 20:45 Shqipëria do të zbresë në fushë për ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe. Duhet një pikë për të mbajtur vendin e parë në grup.
Trajneri Sylvinho kishte grumbulluar 24 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në grupin E të Euro 2024. Por tani sipas rregullave të UEFA-s do duhet të ketë 23 emra në dispozicion.
Jon Mersinaj që është sakrifikuar dhe do jetë në tribunën e “Air Albania” për sot, tre ditë më parë ishte Arbnor Muçolli që u la në tribunë kundër Moldavisë.