Tre adoleshentë të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet benz kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Stajr-Bajkaj.
Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, ai është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë. Menjëherë pasi aksidenti ka ndodhur ambulancat e Sarandës kanë shkuar në vendngjarje.