Kapelja e sundimtarit të Francës, të cilën ai e ka përdorur në shekullin e 19-të është shitur për 1.9 milionë euro.
Sipas parashikimeve, kapelja e zezë prej kastori vlerësohej se do të arrinte çmimin 600 mijë deri në 800 mijë euro, por shitja e saj theu çdo pritshmëri.
Ende nuk dihet emri i personit që e ka blerë. Mendohet se Bonaparti zotëronte rreth 120 kapele por vetëm 20 të tilla i kanë rezistuar kohës.