Përfaqësuesja e Kosovës mbyll rrugëtimin e saj në EURO 2024 me ndeshjen që luhet në Prishtinë sot ndaj Bjellorusisë. Në lojë janë shanset për të arritur vendin e tretë në grup nëse dështon Izraeli, por edhe për të mbrojtur atë të katërtin nga rivalët që ka përballë.
“Dardanët” kanë bërë një edicion me luhatje ku kanë arritur barazime të rëndësishme si ndaj Zvicrës në të dy ndeshjet apo Rumanisë, dy skuadrat e kualifikuara. Por nga ana tjetër janë ndaluar gjithashtu në barazim nga Andorra e janë mundur në transfertë nga Bjellorusia.