Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim për sa i përket reagimeve të dy ambasadave.
Ai i bën thirrje kryeparlamentares Nikolla dhe mazhorancës që të reflektojnë.
Gjekmarkaj përshëndeti deklaratat konstruktive të partneëve strategjik SHBA, Britani e Madhe.
Mes të tjerash nënkryetari i Kuvendit u shpreh se “një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimin normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë”