-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takoi Fredi Belerin, ministri grek: Bashkia e Himarës e vetmja në botë që…

Kryesoret

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou, ka folur për media pas takimit me Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit.

Ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit. Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”.

“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”, u shpreh ministri grek.

“Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës.”- vijoi më tej ministri Papastavrou.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit