Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për qytetarët serb që banojnë në Kosovë.
Ky reagim është bërë me dije zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Qeveria jonë tashmë ka vënë në praktikë një procedurë të përshpejtuar për pajisjen e të gjithë serbëve të Kosovës me pasaporta. Së fundmi, është parë dhe një interes i lartë e rritje të numrave të qytetarëve që janë pajisur me pasaporta të Kosovës. Në krahasim me vitin e kaluar, kemi një rritje prej 29 për qind”, tha Bislimi, duke shtuar se këtë kundërshtim e kanë adresuar në instancat më të larta të BE-së.
Por, Bislimi tha se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk nënkupton që pjesëtarët e komunitetit serb do të mbesin pa liberalizim, pasi ata, sipas tij, mund të pajisjen me pasaporta të lëshuara nga Kosova.