-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Trazirat” e parlamentit, reagon dhe Ambasadori i Gjermanisë

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka bërë një reagim për sa i përket situatave të djeshme në parlament. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për të gjithë ngjarjen ku dhe i bën thirrje shumicës dhe opozitës që të bashkohen me qëllim për funksionimin e plotë të sistemit ekzekutiv.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”,  thuhet në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit