Policia e Kosovës ka zbardhur rastin e dhunës mes tregtarëve herë në mëngjes në Prizren që përfundoi me 10 të plagosur. Sipas njoftimit, gjithçka ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit ndërmjet tregtarëve të kafshëve. Më pas tregtarët janë përshirë në një rrahje e më pas dy prej tyre kanë hedhur një mjet shpërthyes, dyshohet granatë.
“Sot, me date 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast te “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim te mëtejmë ne QKUK.
Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht.
Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë. Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)” sipas policisë.
Në gjoks dhe qafë! Thellohet bilanci, shkon në 10 numri i të plagosurve