-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çojini në prokurori, na rrezikun jetën”! Braçe “zjarr” me Spahon: Sharlatan lëpirës

Kryesoret

Kaosi i nisur të hënën në parlament mes shumicës dhe opozitës që u mbyll me tym e flakë, vijoi sot online në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi nga Kuvendi që të kallëzojë penalisht deputetët e opozitës që ndezën zjarrin në Kuvend. Ai tha se u rreziku jeta e deputetëve.

Buxheti ka nga data 1 Nëntor dhe në vijim që diskutohet. Diskutime, pyetje dhe përgjigje dhe sqarime që kanë ardhur edhe me shkrim dhe jo vetëm me gojë. Këtij komisioni nuk i ka munguar asnjë shifër. Buxheti ende nuk është miratuar. Miratimi nen për nen është ai që vlen. Votimi në datën 7 Dhjetor është procesi i miratimit të buxhetit të shtetit.

Kush e ka pasur mendjen të ndjekë sherrin në parlament, për këtë buxheti 5 minuta është miratuar. Të hënën nuk ka ndodhur ngritja e dorës, e di unë, por një ngjarje kriminale, deri tek ato tymueset jemi mësuar, por ajo që është ndezur dhe shpërtheu në flakë në kuvend nuk ishte tymuese, por një enë brenda së cilës kishte lëndë djegëse.

Dhe të ndezës zjarr në kuvend në një sallë me 140 veta është krim dhe jam i habitur sesi kuvendi nuk e ka kallëzuar ende këtë krim. Zjarri në mes të kuvendit është akt i pastër kriminal që rrezikon jetën jo vetëm të atyre brenda, por edhe jetën institucionale” tha ai.

Më tej, Braçe pati një përplasje verbale me Edmond Spahon. “Zotëria që foli e ka bërë baltë në këtë komision me fyerje, por edhe në Kuvend duke vënë dorë, ky tipi edhe mbi gratë e kuvendit. Tani këtij sharlatani dhe cdo sharlatani tjetër që është në kuvend për t’i lëpirë fytyrën Berishës duhet t’i vini fre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit