-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa mbaroi, Duka: Sot nisim punën për “Euro2024”

Kryesoret

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një takim me trajnerin e kombëtares dhe pjesën tjetër të stafit me qëllim për të nisur punën dhe përgatitjet për kampionatin Europian që do të zhvillohet vitin tjetër në Gjermani.

“Respekt, mirënjohje e falenderime nga zemra për  ekipin tonë kombëtar, stafin teknik e administrativ që na sollën në këtë vend nderi në renditjen e ekipeve.  Kualifikimi ishte ëndërr e realizuar dhe më parë, por  vendi i parë në grup e renditja si skuadra e 11 e Europës ka qenë e pabesueshme më parë, e sot realitet.

Nga sot, kemi filluar një program të strukturuar për t’u përgatitur më mirë për sfidën tonë të ardhshme, e cila për ne është thelbësore, një rezultat pozitiv në Euro2024.

Mbështetja juaj na mbush me energji pozitive dhe për këtë dua t’ju falenderoj të gjithëve. Bashkë, ne mund të arrijmë shumë!” shkruan ai. Në datë 2 Dhjetor Shqipëria do të njohë kundërshtarët që do të ketë përballë në “Euro2024”.

Shorti i “Euro 2024”, UEFA publikon 4 vazot, ja çfarë e pret Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit