Informacione të reja kanë dalë nga grabitja e argjendarisë në Kosovë ditën e sotme.
Autorët kanë arritur të marrin florinj që konsiderohen të jenë të një vlere prej 250 mijë euro.
Dyshohet se autorët ishin katër dhe se kanë përdorur një makinë me targa të vjedhura.
Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe sapo patrulla ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të efektivëve.
Si pasojë një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit.