Qytetarët e Holandës do t’i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme që do të sjellin kryeministrin e parë të ri të vendit në 13 vjet pas qeverisjes së Mark Rutte.
Nga Shtëpia e Anne Frank në Amsterdam deri në ishujt e Karaibeve holandeze, më shumë se 13 milionë votues do të votojnë nga orës 7:30 deri në orën21:00 në zgjedhjet që mund ta vendosin vendin në një kurs tjetër pas katër mandateve të njëpasnjëshme të Rutte.
Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e ekstremit të djathtë për Liri (PVV) të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar me diskutime mbi votat taktike dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit.