-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pëmendet tek Kosova, De Biasi: Dua ekip me objektiva të rëndësishëm

Kryesoret

Gianni De Biasi u largua pas 39 ndeshjesh nga drejtimi i Kombëtares së Azerbajxhanit.

Në një intervistë për Sky, tekniku italian u shpreh se po kërkon për një skuadër tjetër, në të cilën do të ishte e mundur arritja e objektivave të rëndësishëm.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim.

“Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive” – tha ai.

Sot gjatë ditës, emri i tij është lidhur shumë me Kosovën, për shkak se “Dardanët” shkarkuan Primoz Gliha-n.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit