Në orën 15:00 merret vendimi për kërkesen e socialisteve per te perjashtuar demokratet qe shkaktuan kaosit ne Kuvend diten e hene. Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka kërkuar që mbledhja e Komisionit të Etikës që pritet të mbahet online të zhvillohet fizikisht.
Korreshi kërkon që të jenë të pranishëm deputetët e opozitës për të cilët kërkohet përjashtimi nga seancat plenare për 10 ditë. “Po pak turp nuk keni, prapë me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht.
Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste t’i përjashtoni, të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit” shkruan Korreshin në emailin zyrtar të dërguar ndaj Komisionit të Etikës.
I vunë zjarrin Parlamentit, PS: Të përjashtohen 5 deputetë të PD-së