Qeveria ka vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave që dita e hënë, datë 27 Nëntor të jetë pushim.
Me rastin e festave të Nëntorit, datat 28 dhe 29 janë pushim zyrtar. Por duke qenë se mes të pushimit të fundjavës dhe festave ishte e hëna, qeveria ka vendosur që të mos ndërpresë rrjedhën e pushimeve për administratën.
Dita e punës që do të bëhet pushim të hënën, sipas qeverisë do të zëvendësohet në vijim. Kështu administrata dhe shkollat do të kenë pesë ditë pushim resht nga e shtuna deri të mërkurën, për t’u rikthyer të enjten në datë 30 Nëntor.