-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria nis letrat drejt Turqisë: Na sillni Dritan Rexhepin

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar këtë të mërkurë se ka dorëzuar pranë Ministrisë së Jashtme kërkesën për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Tashmë ministria e drejtuar nga Igli Hasani do të përcjellë kërkesën në Turqi.

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi!

Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Spanja, Italia dhe Anglia janë tre nga shtetet që për momentin janë në garë me Shqipërinë për të ekstraduar Dritan Rexhepin, që u arrestua në Turqi.

Po ku do ta dorëzojë Ankaraja? Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha dje se Turqia do të pranojë kërkesën e dërguar nga Tirana për ta sjellë në Shqipëri. “Unë garat i fitoj gjithmonë”- tha Balla, kur u pyet nga gazetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit