-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg nga Maqedonia e Veriut: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg siguroi në Shkup se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg u takua në Shkup me  kreyministrin Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ata kishin sigurinë globale dhe të rajonit:

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithësesi jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia.

Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi,” deklaroi Stoltenberg.

Kovaçevski: Ndikimet ruse vështirë se mund të destabizilojnë vendin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se Maqedonia e Veriut, por edhe mbarë rajoni, nuk janë të rrezikuar edhe përkundër ndikimeve të rrymave të ndryshme në rajon.

“Ndikime të vendeve të treta, përfshirë edhe ndikimin rus, ekzistojnë në rajon. Ato gjithmonë kanë mundësi të gjejnë mbështetës të mendimeve të tyre tek individë, parti politike dhe organizata të caktuara, por ato nuk arrijnë deri aty sa të kenë posedim apo ndikime deri në atë nivel që të jenë në gjendje të destabilizojnë shtetin tonë,” theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit