Arrestohet drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Nasip Hoxha. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia.
Por sapo u dërgua në komisariat shfaqi probleme shëndetësore dhe efektivët e dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimet në këtë zonë.