Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron po zhvillon një vizitë në Izrael. Ai pritet të takohet me zyrtarët izraelitë dhe ata palestinezë në kuadër të vizitës së tij.
Cameron ka vizituar vendin ku ishte kryer sulmi vdekjeprurës nga Hamasi gjatë 7 tetorit.
Ish-kryeministri britanik është dërguar në kibucin Be’eri, për të parë pasojat e pushtimit të përkohshëm të militantëve të Hamasit.
Cameron ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, i cili i tregoi objektet e dëmtuara.