-sidi education-spot_img
12.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Euro 2024”, hidhet shorti për play-off, ja ndeshjet që do të përcaktojnë 3 të kualifikuarit e fundit

Kryesoret

Është hedhur shorti për play-off për Euro 2024, në Nyon të Zvicrës ku në fund të këtyre sfidave, vetëm 3 kombëtare do të kenë mundësinë të marrin biletën për në Gjermani dhe të plotësojnë vazon e katërt.

Polonia do të ndeshet kundër Estonisë në gjysmëfinale, ndërsa Uellsi kundër Finlandës. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të ndeshen së bashku për biletën e parë për në Euro 2024.

Izraeli do të ndeshet me Islandën, ndërsa Bosnja kundër Ukrainës,  fituesit do të ndeshen së bashku për biletën e dytë në Euro 2024.

Gjeorgjia do të ndeshet me Luksemburgun, ndërsa Greqia me Kazakistanin. Fituesit e këtyre sfidave do të ndeshen së bashku në finale për biletën e tretë në Euro 2024.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.

Shorti i madh i Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit