14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-Bardhi: Marrëveshjen e refugjatëve do ta çojmë në Kushtetuese

Kryesoret

Sali Berisha tha që opozita do ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrës së pritjes së azilkërkuesve në Shëngjin.

“Do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës. Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen.

Ndërsa qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim”, tha Berisha pas mbledhjes me një grup deputetësh të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranoi se gjatë mbledhjes së zhvilluar sot kishte pasur dhe nga ata deputetë që kishin kundërshtuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

“Nuk ka pasur një ndarje të tillë. Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do të duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin e tij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja të çohet në gjykatën kushtetuese. “, tha ai pas mbledhjes së grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit