Një 48-vjeçar është vendosur në pranga pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Grizhdë, Malësi e Madhe.
Pasi është dhënë njoftimi në polici se një person ka goditur natën e mbrëmshme bashkëshorten e tij me thikë, është bërë e mundur dhe vendosja në pranga e 48-vjeçarit, Agron Zenelaj. Për të cilin mendohet se për arsye të dobëta ka goditur 38-vjeçaren, e cila është jashtë rrezikut për jetën.