-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diaspora, Begaj-Osmani: Përfaqësim politik për emigrantët, shtylla e kombit

Kryesoret

Dy krerët e dy shteteve të kombit shqiptarë, përkatësisht Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë mbajtur fjalën e tyre në Samitin e Diasporës, që po mban punimet në Tiranë.

Begaj u ndal në veçanti te dy çështje sensitive që kanë të bëjnë me përfaqësimin e Diasporës në jetën politike dhe dëgjimin e zërit të tyre në shoqërinë shqiptare, çka sipas tij mund të realizohet vetëm nëpërmjet votës.

Në këtë kuptim ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri.

Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri. Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japë zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit,” tha Begaj ndër të tjera.

Ndërsa sipas Osnanit, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat janë përballur, lidhja e fuqishme me vendin e origjinës, respekti ndaj traditës, bëri që ata të mos ja kthejnë kurrë shpinën Atdheut.

“Jam e nderuar që jam sot këtu në Tiranë, në qytetin që na mbledh zakonisht ne shqiptarëve kudo që jemi. Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpirtit të palëkundur të popullit shqiptar.

Shqiptarët kanë lënë gjurmë në shtetet në të cilat emigruan, por gjithnjë duke ruajtur themelet dhe rrënjët e tyre. Pavarësisht sfidave me të cilat është përballur mërgata shqiptare ka mbetur thellësisht e lidhur me vendin,” tha Osmani ndër të tjera.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit