-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Daja kryeson listën për drejtimin e Kosovës

Kryesoret

Ilir Daja aktualisht trajner i Ballkanit, shihet si kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi t’i ndajë rrugët me trajnerin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024.

Pas largimit të tij u përfolën emra si Nenad Graçani apo Blaz Sliskovic, megjithatë ata kanë humbur shumë pozicione në këtë garë.

Sipas mediave kosovare, Ilir Daja është kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.

Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të sezonit 2023/24, kur edhe i skadon kontrata.

Përparësi e tij është se Daja e njeh mirë mentalitetin shqiptar dhe të futbollistëve nga Kosova, ndërsa me emërimin e tij do t’i jepej rëndësi e madhe edhe futbollit vendor, ku nuk do të mungonin ftesat për shumë lojtarë.

Daja njihet për suksesin e madh me Ballkanin e Suharekës, ku në dy sezonet e fundit i ka shpallur kampion të Kosovës dhe janë në rrugë për të fituar edhe vitin e tretë radhazi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit