-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KiE raport për rajonin: Përballje me të kaluarën e dhunshme ose rrezikoni rikthimin në konflikt 

Kryesoret

Dështimi i vendeve të ish-Jugosllavisë për të trajtuar të kaluarën e tyre të dhunshme ka pasur pasoja shkatërruese për të drejtat e njeriut dhe mund të çojë në rikthim të konfliktit në rajon, sipas një raporti të Këshillit të Evropës.

Raporti, i publikuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç, thotë se rajoni për shumë vjet ka pësuar kthim prapa në kërkimin e drejtësisë dhe përgjegjësisë për luftërat brutale të viteve 1990 në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 130,000 njerëz.

Ndikimi i përparimit ligjor pas këtyre luftërave, si krijimi i tribunalit për krime lufte në Hagë dhe arrestimi dhe dënimi i shumë liderëve politikë e ushtarakë përgjegjës për vrasjet masive, po fillon të zbehet dhe pandëshkueshmëria po rikthehet, thuhet në raport, shkruan The Guardian.

Shpresohej se gjykatat kombëtare do të vazhdonin të ndiqnin mijëra autorë krimesh, por ato janë ngadalësuar në mënyrë drastike. Etno-nacionalistët janë politikisht dominues në të gjithë rajonin, duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit e krimet e tjera kundër njerëzimit.

“Pas gjykimeve në Hagë, shumica e personave që u dënuan dhe u njohën si kriminelë të luftës u rikthyen në komunitetet e tyre si heronj,” ka thënë Mijatoviç.

Raporti konkludon: “Koha po mbaron dhe viktimat kanë pritur për një kohë të gjatë. Më keq akoma, narrativat përçarëse dhe urrejtëse që kryesuan luftërat në vitet 1990 janë kthyer dhe po rifitojnë fuqi.”

“Kjo jo vetëm që kërcënon pajtimin por edhe paqen. Dështimi për t’u përballur plotësisht me të kaluarën e dhunshme në rajon ka pasoja shkatërruese për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit