Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 14°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 9 deri 24°C