Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi provincën Malatya të Turqisë të enjten në mbrëmje.Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave epiqendra e tërmetit u zhvillua në një thellësi prej 6.99 kilometrash.
Ajo u pasua nga një lëkundje me magnitudë 4.7 ballë, e cila ndodhi vetëm tre minuta pas të parës.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se nuk ishte raportuar për viktima pas tërmetit dhe se të gjitha ekipet e emergjencës ishin në terren për të monitoruar çdo dëm.